Sistemi
Network Solutions
Rrjet Wi-Fi dhe kabllor për mysafirët, stafin dhe pajisjet e sigurisë, i ndarë dhe i mbrojtur.
- Wi-Fi në gjithë objektin
- Rrjete të ndara
- Rack dhe kabllim i strukturuar
Teknologji dhe siguri për hotele në Shqipëri
T-NOV projekton, instalon, programon dhe mirëmban smart locks, kamera sigurie, sisteme zjarri, rrjet, audio dhe kontroll aksesi për hotele, resorte, apartamente me qira dhe biznese në gjithë Shqipërinë.
Brande partnere







Brande që i njohim dhe i instalojmë vetë: AGB (Itali, që nga 1947), CISA (brava dhe sisteme mbylljeje), Ajax (alarme), Reyee / Ruijie (rrjet), HOPPE (doreza dhe aksesorë dyersh), Koblenz (mentesha dhe sisteme rrëshqitëse), Terno Scorrevoli (sisteme rrëshqitëse).
Edhe: Opera BIT, Meroni, OTL, Fimmet, Frosio Bortolo
Eksploroni hotelin
Zgjidhni një kat dhe një sistem për të parë çfarë instalojmë dhe si funksionon.
Sistemi
Rrjet Wi-Fi dhe kabllor për mysafirët, stafin dhe pajisjet e sigurisë, i ndarë dhe i mbrojtur.
Sistemi
Brava elektronike për dhomat, me kartelë, kod, gjurmë gishti ose telefon, të menaxhuara nga recepsioni.
Sistemi
Butona emergjence për stafin dhe mysafirët që njoftojnë menjëherë sigurinë ose recepsionin.
Sistemi
Aksesorë teknologjikë për dhomën: kasaforta, minibare dhe kursyes energjie me kartë.
Sistemi
Detektim dhe alarm zjarri për dhoma, korridore dhe ambiente publike.
Sistemi
Kamera IP për hyrjet, korridoret, parkimin dhe perimetrin, me regjistrim dhe akses nga telefoni.
Sistemi
Sisteme audio për lobin, restorantin, pishinën dhe sallat e konferencave, me zona të ndara.
Sistemi
Kontroll aksesi për hyrjet e stafit, ashensorët, parkimin dhe zonat e kufizuara.
Sistemi
Zgjidhje të integruara për recepsionin: kodim kartelash, lidhje me PMS dhe menaxhim nga një vend.
Zgjidhjet
Nga brava e dhomës te rrjeti i gjithë objektit: projektojmë, instalojmë dhe mirëmbajmë çdo sistem.
Brava elektronike me kartelë, kod, gjurmë gishti ose telefon, të menaxhuara nga recepsioni.
Kodim kartelash, lidhje me PMS dhe menaxhim i recepsionit nga një vend.
Kamera IP për hyrjet, korridoret, parkimin dhe perimetrin, me akses nga telefoni.
Audio me zona për lobin, restorantin, pishinën dhe sallat e konferencave.
Wi-Fi dhe rrjet kabllor, i ndarë për mysafirët, stafin dhe pajisjet e sigurisë.
Kontroll aksesi për hyrjet e stafit, ashensorët, parkimin dhe zonat e kufizuara. Identifikim biometrik, menaxhim vizitorësh dhe personeli, Master Key System.
Kasaforta, minibare, kursyes energjie me kartë dhe aksesorë të tjerë për dhomën. Edhe pistona, mentesha, brava për dyer xhami dhe aksesorë mobiljesh.
Sipas objektit
Çdo objekt ka nevoja të ndryshme. Zgjidhni llojin për të parë sistemet që rekomandojmë.
Sisteme të integruara për dhoma, korridore, lobi dhe staf, të lidhura me recepsionin.
Rekomandojmë: Smart Locks, Energy Saver me kartelë, CCTV, sisteme zjarri, Wi-Fi i ndarë, butona paniku, minibare dhe kasaforta.
Siguri perimetri, audio për pishinën dhe Wi-Fi në gjithë resortin, nga një ekip.
Rekomandojmë: smart access, CCTV për ambientet e jashtme, sisteme audio, rrjet për gjithë resortin, sisteme zjarri.
Hyrje pa çelës me kod ose telefon, për apartamente me qira afatshkurtër.
Rekomandojmë: brava me kod, brava me gjurmë gishti, hapje nga telefoni, alarme Ajax.
Kontroll aksesi, kamera dhe rrjet për zyra, dyqane dhe ndërtesa biznesi.
Rekomandojmë: kontroll aksesi, menaxhim personeli, menaxhim vizitorësh, CCTV, rrjet, Master Key System.
Edhe për
Akses i kufizuar aty ku duhet, siguri kudo.
Pesë kategori klientësh
Hotele, resorte, bujtina, B&B
Zyra, qendra tregtare, dyqane, fabrika
Apartamente, vila, rezidenca
Institucione, shkolla
Spitale, klinika, laboratorë
1995
CIMI, kompania mëmë, në tregun shqiptar
Dhjetëra
hotele, resorte dhe Airbnb të pajisura
9
qytete dhe zona me projekte
5
kategori klientësh, nga hotelet te spitalet
9
sisteme që projektojmë, instalojmë dhe mirëmbajmë
10+
brande partnere, nga AGB te CISA dhe Ajax
Misioni ynë
Nga zgjedhja sipas çmimit, te zgjedhja sipas cilësisë.
Ndihmojmë klientët të zgjedhin cilësinë, sepse ajo sjell sukses dhe kënaqësi për një kohë të gjatë.
T-NOV vjen nga Tirana Novum: standardi i ri, i zbatuar. Jemi pjesë e CIMI sh.p.k., kompani në tregun e aksesorëve që nga viti 1995.
Rreth neshSi punojmë
01
Vizitojmë objektin, shohim planimetrinë dhe nevojat e stafit dhe të mysafirëve.
02
Përgatisim projektin teknik për sistemet, HVAC dhe sinjalistikën, dhe një ofertë të qartë, me pajisjet dhe afatet.
03
Instalojmë, konfigurojmë dhe programojmë sistemet. Instalimi planifikohet që hoteli të mos mbyllet.
04
Trajnojmë stafin që ditën e parë dhe ofrojmë mirëmbajtje, suport dhe shërbim pas shitjes.
Një ditë në hotel
Kështu duket dita e një mysafiri në një hotel të pajisur nga T-NOV.
Recepsioni krijon kartelën e dhomës dhe mysafiri nuk ka nevojë për çelës fizik.
Energy Saver kursen energji kur dhoma është bosh. Minibari dhe kasaforta janë gati.
Rrjet i ndarë për mysafirët dhe stafin, audio për lobin, restorantin dhe pishinën.
Kamerat ndjekin hyrjet dhe korridoret, sistemi i zjarrit monitoron ambientet, butonat e panikut lidhin stafin me ndihmën.
Me një klikim nga recepsioni, kartela nuk hap më derën. Historia e hyrjeve ruhet për çdo derë.
Produkte
Bravë hoteli me kartelë
Bravë hoteli me kartelë
Smart lock me disa mënyra hapjeje
Smart lock me disa mënyra hapjeje
Bravë me tastierë dhe motor
Bravë për dollapë
Projekte

Sarandë, resort
Sisteme smart aksesi për dhomat dhe ambientet e resortit.

Durrës, hotel
Zgjidhje smart hotelerie të instaluara nga T-NOV.

Shëngjin, resort
Referencë e T-NOV në bregdetin verior.
Klientët tanë












Dhjetëra hotele, resorte dhe Airbnb në gjithë Shqipërinë. Edhe hotele në Ksamil, Dhërmi dhe Malësi e Madhe.
Pyetje të shpeshta
T-NOV projekton, instalon, programon dhe mirëmban sisteme sigurie dhe teknologjie për objekte: smart locks, kamera, sisteme zjarri, rrjet, audio, kontroll aksesi dhe butona paniku. Ofrojmë edhe trajnim për stafin dhe shërbim pas shitjes.
Për hotele, resorte, bujtina dhe B&B, por edhe për zyra, dyqane, fabrika, apartamente, vila, institucione, shkolla, spitale, klinika dhe laboratorë.
Bravat që instalojmë menaxhohen nga recepsioni me softuer të dedikuar, ku krijohen dhe anulohen kartelat e mysafirëve. Na tregoni cilin sistem PMS përdorni dhe ju konfirmojmë si lidhet me bravat.
Koha varet nga numri i dhomave dhe lloji i dyerve. Pas vizitës në objekt ju japim një afat të saktë. Instalimi planifikohet që hoteli të mos mbyllet.
Po. Kamerat shihen live nga telefoni dhe kompjuteri, me akses të mbrojtur.
T-NOV punon në të gjithë Shqipërinë. Kemi realizuar projekte në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Ksamil, Dhërmi, Shëngjin, Korçë dhe Malësi e Madhe.
Plotësoni formularin në faqen e kontaktit, na shkruani në WhatsApp ose na telefononi në +355 69 20 99 681. Oferta është falas.
Blog
Na tregoni për objektin tuaj dhe ju dërgojmë një ofertë falas.