Për resortet, T-NOV instalon akses smart për dhomat dhe vilat, rrjet Wi-Fi që mbulon edhe ambientet e jashtme, kamera për perimetrin dhe sisteme audio për pishinën dhe restorantet. Ndër projektet tona janë Santa Quaranta Premium Resort në Sarandë, Marina Bay Resort në Vlorë dhe Tanushaj Beach Resort në Shëngjin.