Për hotelet, T-NOV instalon brava inteligjente me kartë të lidhura me recepsionin, Energy Saver, minibare, kasaforta, rrjet Wi-Fi, kamera sigurie dhe kontroll aksesi për stafin. Kemi punuar me hotele si Hilton Garden Inn Tirana, Sheraton Tirana, Rogner Europapark dhe Mercure Tiranë.
Qëllimi ynë është që teknologjia të mos bjerë në sy. Mysafiri merr kartën dhe hyn, stafi i menaxhon dhomat nga një softuer dhe ju keni një partner që përgjigjet kur ju duhet.
Pyetje të shpeshta
Pyetje nga hotelet
A punoni me hotele të vogla dhe familjare?
Po. Punojmë si me hotele ndërkombëtare, ashtu edhe me hotele familjare, bujtina dhe B&B.
A mund të ndërrojmë bravat pa mbyllur hotelin?
Zakonisht instalimi planifikohet me grupe dhomash, që hoteli të vazhdojë punën. E caktojmë planin bashkë me ju.
A e trajnoni stafin?
Po, trajnimi i stafit është pjesë e shërbimit tonë.